Të zgjojmë fëmijët për në shkollë, të përgatisim mëngjesin, të hipim në makinë dhe të ngecim në trafik. Me gjithë këto aktivitete që nga momenti kur hapim sytë, ndoshta nuk është çudi që edhe orët e mëngjesit janë ato që na stresojnë më shumë.
Sipas një sondazhi të ri britanik, i cili u bazua në përgjigjet e rreth 2000 të rriturve, zbuluan gjithashtu kohën e saktë kur ankthi prek kulmin, fiks në orën 07:23 të mëngjesit, kur sidomos ata që janë prindër janë zgjuar dhe po mendojnë të gjitha gjërat që kanë për të bërë.
Madje pjesëmarrësve në këtë sondazh iu kërkua të rendisin gjërat që i stresojnë më shumë, dhe ndër pesëdhjetë gjërat kryesore në atë listë ishin trafiku, derdhja e diçkaje në tapet dhe zgjimi vonë.
Sipas përgjigjeve, shkaqet kryesore të stresit të përditshëm përfshijnë lodhjen, gjumin e parregullt dhe një ditë të ngarkuar në punë.
Përveç kësaj, të rriturit thanë se zakonisht kanë pesë gjëra në mendjen e tyre njëkohësisht gjë që shkakton një stres të zgjatur.