Në ditëlindjen e saj, më 3 shkurt këngëtarja e njohur Elvana Gjata mbajti në Tiranë koncertin e saj të parë recital.
Mbrëmjen e të shtunës në ekranin e Top Channel, u shfaq koncerti si një mini-dokumentar për karrierën e saj.
Elvana performoi "live" disa nga këngët e saj më të suksesshme. Nëse neve si audiencë e thjeshtë dhe jo profesioniste na u duk një koncert shumë i bukur, një këngëtare e njohur shqiptare mesa duket nuk e ka pëlqyer perfomancën e saj, shkruan class.
Ledina Çelo ka publikuar një foto në Instastory nga koncerti i Elvanës, dhe i shkruan "Pse playback o yllo".





