Javët e fundit disa nga emrat e gazetarëve më të njohur dhe që prej shumë vitesh ishin imazh në Top Channel, janë larguar duke shkuar disa në televizionet rivale e ndërsa disa të tjera në pozicione të tjera.

Disa nga emrat që kanë ikur nga ky ekran janë: Jonida Shehu, Elona Meço, Lira Burgjia, Idro Seferi, Adi Krasta, si dhe disa nga aktorët e Portokallisë.

E ndërsa duket se të gjithë kanë një pyetje të përbashkët: Përse po ikin të gjithë nga Top Channel?!

Këtë pyetje e ka bërë dhe një vajzë në një koment që i ka lënë Ledion Liços në një foto të publikuar në Instagram, e ndërsa moderatori nuk ka nguruar t’i përgjigjet.

Dialogu mes tyre:

Komentuesja: Pse po largohen të gjithë nga Top Channel?

Ledion Liço: Ku shkojnë pa mirë që largohen

Komentuesja: Ku shkojnë se di por dhe që është mbush vetëm me fëmijë në Top Channel s’është normale. Mendimi im.

Ledion Liço: Punon në gjendjen civile ti?

Komentuesja: S’ka të bëj. Jam thjeshtë prej vitesh simpatizantë e Topit. Tani që ju la dhe Jonida apo Adi më erdhi keq se e shihja me kënaqësi çdo Pasdite. Gjithsesi suksese. Ti je shumë i mirë

Ledion Liço: Top është si Shqipëria, njerëzit shkojnë nga shkojnë, prapë këtu kthehen. Puthje