Mjekët kanë filluar të venë re një rritje të numrit të lindjeve të parakohshme në disa zona të Ukrainës. Klinikat në Lviv dhe Kharkiv thonë për BBC se shkalla e lindjeve të parakohshme është dyfishuar ose trefishuar në javët e fundit, si rezultat i stresit dhe çështjeve mjekësore që lidhen me luftën.

Në qytetin e rrethuar të Kharkiv, Polina po lufton për jetën. Ajo është vetëm pesë ditëshe dhe peshonte më pak më shumë se 600 gramë kur lindi.

“Infeksionet, mungesa e ndihmës mjekësore, ushqimi i keq, lufta, krijon rrezik për lindje të parakohshme”, thotë Iryna Kondratova, drejtoreshë në klinikën ku lindi Polina.

Lindjet e hershme tani përbëjnë 50% të të gjitha lindjeve në klinikën e saj.

Vlen për t’u theksuar se jo të gjitha spitalet e Ukrainës po raportojnë një rritje, por në maternitetin në Lviv, i cili ka parë një fluks kohët e fundit të nënave që vijnë nga zonat e konfliktit, lindjet e parakohshme janë dyfishuar nga 1 në 10, në 1 në 5.

Spitali ka filluar ndërtimin e një bunkeri të posaçëm nëntokësor për të strehuar foshnjet në kujdes intensiv në rast të sulmeve ajrore.

Në Kharkiv-in që po përjeton bombardime të rënda, stafi ka zgjedhur të mos shkojë në strehimore, por të qëndrojë në repartin me foshnjet më të vogla dhe të qëndrojnë gjatë bombardimeve me ta.