*Ja organizimi i nisjes së tyre

8 dhjetor 2015 – 40 autobusë janë vënë në dispozicion të demokrateve nga PD-ja e Durrësit. Mendohet që rreth 2500 protestues janë nisur nga rrethi i Durrësit në Tiranë. Nisja e tyre është bërë nga tre pika të qytetit, nga Selia e PD, Mauzoleumi i Dëshmorëve, dhe stacioni i trenit. Organizime janë bërë edhe në Sukth Maminas, Manëz, e njësi të tjera vendore të rrethit.

Po kështu, drejt Tiranës janë nisur edhe dhjetëra makina private. Policia  ka  monitoruar të gjithë mëngjesin rrugët e Durrësit, dhe patrulla policie janë stacionuar pranë vendeve nga ku është bërë nisja e protestuesve drejt Tiranës, megjithëse nuk ka pasur asnjë shqetësim real, për pengimin e protestuesve. Por pse protestojnë durrsakët këtë 8 Dhjetor? Përgjigjen e japin në prononcimet e dhëna.

Ndiqni videon më poshtë:

/K.H. portali DurresLajm/