5 korrik 2014 – Të gjitha rrjetet sociale, si Instragram, Facebook, Twitter, Linkedin, Tumblr, përdorin ngjyrën e kaltër… A e di pse?
Siç shkruan revista franceze “Slate”, e kaltra është ngjyra e elementeve natyrore, si deti dhe qielli, që nënkuptojnë paqe dhe relaks. Këtë ngjyrë e përdorin edhe kompanitë e ilaçeve, policia dhe secili sektor që ka nevojë për besim e siguri.
Arsye tjetër pse Facebook përdor të kaltrën mund të jetë edhe një tjetër që përflitet. Thuhet se themeluesi Mark Zuckerberg është daltonist, ndërsa e kaltra është e vetmja ngjyrë që dallon.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





