Performanca e Elsa Lilës, e cila u shfaq në skenë sërish pas 15 vitesh, u kthye në një nga sekuencat më virale dhe të klikuara në ditën e sotme.

Me një stil veshje të njejtë si 15 vite më parë, por me një shkëlqim ndryshe në fytyrë, pasi këtë herë performoi me një këngë të dedikuar për vajzën e saj, ‘Evita’, duke e patur përballë, të ulur në skenë.

Edhe pse me një pëlqyeshmëri dhe emocion të lartë, shumë njerëz shfaqën ‘ankesa’ se nuk arritën të kuptonin fjalët e tekstit. 

A ka një aryse pse Elsa Lila ka kënduar në këtë mënyrë?

Do të japim një shpjegim të bazuar në studime të kulturës dhe muzikës që diskutohen në rrjet.

Ne shekujt XVIII, IX e XX Evropa ka qenë e ndarë në dy kampe sa i përket penetrimit të gjuhës në muzikë.

Në një kamp ishin mbrojtësit e muzikës të pastër që mendonin se muzika si e vetme, pa qenë skllave e tekstit, përcjell nivel më sublim dhe shpirtëror të emocionit.

Ndërsa të dytet mendonin se gjuha dhe poezia e plotësojne muzikën pasi rrëfejne një emocion dhe vizatojnë një ndjesi e ngjarje në mënyrë më të plotë.

Por, në këtë këngë, në mënyrë të madhërishme, jo vetëm që ndihet konflikti i tekstit dhe muzikës, por në fakt pakuptushmëria e tekstit dhe në anen tjetër qartësia e disa fjalëve ne momente të caktuara e amplifikojnë akoma më shumë emocionin dhe ndryshimin e gjendjes shpirtërore.

Specifikisht verbalizimi i fjalëve Dielli dhe Qielli në momentin më të duhur beshkëdyzohet me tingujt muzikës se orkestrës dhe zërit unik të Elses dhe e katapultojnë forcën e këngës në një rrafsh tjetër.