Me mijëra euro janë gjetur nëpër tualetet zvicerane, ndërsa prokurorët po përpiqen të zbulojnë arsyen përse ato janë hedhur.
Sipas medieve, bankënotat 500 euroshe u gjetën të copëtuara në banjat e degës së bankës UBS dhe në tre restorante aty pranë.
Zhbllokimi i tyre dhe tubave përreth mësohet të ketë kushtuar me mijëra franga. Shkatërrimi i kartëmonedhave nuk përbën shkelje në Zvicër, por prokurorët vendas duan të zbulojnë rrethanat e këtij veprimi dhe nëse është kryer ndonjë krim.
Kartëmonedhat euro të kësaj vlere pritet të tërhiqen nga tregu në 2018-n nga frika se lehtësojnë aktivitetet e jashtëligjshme. Banka Qendrore Europiane nuk do të presë me bankënota të këtij lloji pas një hetimi të ndërmarrë nga Komisioni Europian mbi përdorimin e tyre.