Teksa sot ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u thirr për t’u marrë në pyetje nga SPAK, mësohet se Tahiri është pyetur në cilësinë personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, pasi ende emri i tij nuk është shënuar në kolonat e personave nën hetim për çështjen e pasurisë së tij.

Ai ishte i shoqëruar nga Avokati Haxhia.

Kjo është hera e parë që ai del në publik, pasi gjykata e Elbasanit e liroi zotin Tahiri para kohe, duke vendosur që 20 muajt e ardhshëm ai ta vuante dënimin në shtëpi. Kjo me pretendimin se guraja e tij ishte e sëmurë dhe se ai duhet të kujdesej për djemtë e tij të mitur.