Tiranë, 29 korrik 2014 – Pak orë pas mesnatës qielli është ndriçuar nga një fashë që rrezatonte dritë sikur ishte një orë mëngjesi. Një pamje e tillë është parë jo vetëm nga banorët e kryeqytetit por edhe të qyteteve të tjera të cilët më pas kanë postuar në Facebook pamjet e qiellit ndryshe pa e ditur fenomenin atmosferik.

Për meteorologët kemi të bëjmë me një tornado në shkallën më të dobët të saj. Në orën 01.10 minuta ka përfshirë pjesën veriore dhe qendrore dhe më pas ka përfshirë të gjithë territorin.

Shkarkesat elektrike, ka qenë dhe drita që është reflektuar në orët e para të mëngjesit. Më të dukshme kanë qenë në zonat bregdetare ndërsa më dobët në zonat malore. Shkak janë vetitë e ndryshme atmosferike që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve.

Për 4-5 orë kanë rënë 60 ml shi, ndërkohë që zakonisht në muajin korrik në Tiranë duhet të bjerë 40 milimetra shi” thotë meteorologia Lajda Porja e shërbimit MeteoAlb, në një prononcim për median.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve atmosferike shpjegohet edhe ajo që ndodhi në Sarandë pak ditë më parë dhe që u quajt një tornado. Në fakt meteorologët nuk e shpjegojnë fenomenin në Sarandë si një tornado, por njihet me termin “Trombamarina” e shkaktuar nga qelizë stuhie që bie në det lagunë dhe nuk ka lidhje fare me tornadon.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/