Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga SPAK pas shumë orësh, pasi u mor në pyetje nga prokurorët.

Veliaj u pyet nga gazetarët se përse u paraqit në SPAK një orë më përpara nga se ishte thirrur. Veliaj shmangu pyetjen, duke thënë se “mund të merreni me makinën e Fahri Balliun dhe milionerëve të opozitës”.

Pyetje: Pse erdhët një orë përpara në SPAK, kur jeni thirrur për një nga aferat më të rënda korruptive ndër vite?

Erion Veliaj: Ka nisur mbledhja e këshillit Bashkiak dhe duhet të shkoj. Erdha një orë më parë. Mund të merreni me makinën e Fahri Balliut dhe milionerëve të opozitës.