15 maj 2015 – Kandidatja socialiste për Bashkinë e Urës Vajgurore, Juliana Memaj pësoi të fikët sot në mbrëmje, gjatë prezantimit në Pallatin e Kongreseve. Gazeta “Panorama” e ka fiksuar momentin kur kandidatja po shoqërohej për të dalë nga salla, ku e priste ambulanca. Ajo është rrëzuar papritur dhe është përmendur vetëm pasi është lagur me ujë të ftohtë. Shenja debolese kanë shfaqur dhe kandidatja për Gramshin si dhe ish-deputetja e Roskovecit.

Fushata e ngarkuar që ka nisur edhe pse zyrtarisht hapet më 22 maj, si dhe qëndrimi për disa orë në këmbë, në një sallë ku ishin ftuar të gjithë aleatët e PS-së, duket se ka shkaktuar lodhje dhe humbje ndjenjash për “gratë e Ramës”.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”