Të gjithë ndjekësit e emisionit investigativ "Stop" në Tv Klan, mbrëmjen e djeshme vunë re që modelja dhe balerina Alesia Bami ishte zëvendësuar nga Gloria Meshi.

Kjo lëvizje ndodhi një ditë pasi bukuroshja Bami ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në “Top Channel”, çka ngre dyshimin nëse kjo ka ndikuar në largimin e saj nga TV Klan.

E teksa nuk dihet ende nëse ky zëvendësim është i përhershëm apo i përkohshëm, Alesia ka mbrëmë ka reaguar me disa postime në “Instastory”.

Ajo ka postuar disa foto dhe video, në njërën prej të cilave shfaqet me një gotë verë në dorë, në një ambient me pishinë, ku duket se po shijon gjithçka.