Me ardhjen e stinës së bukur të pranverës, në qytetin e Durrësit vijnë edhe shumë turistë nga mbarë bota.
Për arsye nga më të ndryshmet, ata zgjedhin Durrësin për të kaluar disa ditë pushimi, ku ndeshen jo me pak të pazakonta.
Një grup turistësh, gjatë ditës së sotme u grumbulluan pranë shatërvanit në afërsi të stacionit të trenit por ajo çfarë panë, nuk do t’iu ketë pëlqyer shumë!
Ashtu si shumë të tjerë nëpër qytet që më raste nuk punojnë, edhe ky shatërvan sot nuk ka funksionuar.
Në kushte të tilla, turistët janë larguar në një destiancion tjetër brenda qytetit.





