A e keni menduar ndonjëherë arsyen e veçantë pse unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë?

Njerëzit e shekullit XVI mendonin se në gishtin e katërt të dorës së majtë gjendej një venë që shkonte drejtpërdrejt në zemër.

Kësaj ene iu vendos emri “vena amoris”, domethënë vena e dashurisë.

Prej kësaj mitologjie mendohet se rrjedh edhe kuptimi i unazës martesore në gishtin e katërt të dorës së majtë.