Një një kohë kur debatet e akuzat kanë qenë të shumta lidhur me projektin në Portin e Durrësit, Alabbar ka zbuluar arsyet pse vendosi të investojë në Shqipëri.

“Që të tregohem i sinqertë,m pashë parametrat ekonomike. Nuk do ta zhvilloj një projekt të tillë në Francë, Gjermani apo në Angli.

Mendoj se këto ekonomi janë të fryra, mundësitë për biznes janë të vogla, ka një burokraci të gjatë.

Por po të shohësh Shqipërinë, dhe sikurse thashë, ishit vendi i parë apo vendi i dytë për rritjen e turizmit dhe për rritjen ekonomike.

Pra, unë po kërkoj një ekonomi që po zhvillohet”, theksoi ai.