Vanessa Bryant, bashkëshortja e basketbollistit Kobe Bryant i cili humbi jetën bashkë me të bijën 13-vjeçare në një aksident tragjik me helikopter, ka bërë një dedikim shumë prekës në Instagram.
Ajo shkruan se truri refuzon të pranojë se dy njerëzit e saj më të dashur, nuk janë më dhe e vetmja gjë që e mban në këmbë në këtë periudhë të vështirë janë tre vajzat e tjera.
“Pse duhet unë të jem në gjendje të zgjohem në një ditë tjetër kur vogëlushja ime nuk është në gjendje ta ketë këtë mundësi?”, shkruan ndër të tjera ajo teksa poston një video ku tregon momente nga jeta e vajzës së saj.
“Nuk kam qenë e gatshme t’i shpreh ndjenjat e mia me fjalë. Truri im refuzon të pranojë se të dy Kobe dhe Gigi nuk janë më. Nuk mund ta pranoj për të dy në të njëjtën kohë. Është sikur përpiqem të pranoj se Kobe nuk është më, por trupi refuzon të pranojë se Gigi nuk do të kthehet më kurrë tek unë. Ndihet si diçka e gabuar. Pse duhet unë të jem në gjendje të zgjohem në një ditë tjetër kur vogëlushja ime nuk është në gjendje ta ketë këtë mundësi? Jam shumë e inatosur. Ajo kishte kaq shumë për të jetuar. Më pas më kujtohet se duhet të jem e fortë dhe të jem këtu për tre vajzat e mia. E zemëruar që nuk jam me Kobe dhe Gigi, por mirënjohëse që jam me Natalia, Bianka dhe Capri. E di që ajo që po ndjej është normale. Është pjesë e procesit të pikëllimit. Thjesht doja ta ndaja nëse dikush po përjeton një humbje si kjo. O Zot sa do të doja që të ishin këtu dhe ky makth të merrte fund. Duke u lutur për të gjithë viktimat e asaj tragjedie të tmerrshme.”





