PSG do të kërkojë të ulë Pep Guardiolën në stolin e “Parc des Princes” këtë verë në vend të Tomas Tuhelit. Francezja “Le 10 Sport” raportonte një ditë më parë se marrëdhëniet jo fort të mira me Mbapenë dhe Nejmarin e rrezikojnë stolin e teknikut gjerman në fund të sezonit me presionin që po shtohet gjithnjë e më shumë.
Dhe, sipas tyre, drejtuesit e kampionëve të Francës kanë zgjedhur teknikun e Mançester Sitit si trajnerin që duan ta udhëheqë skuadrën prej sezonit të ardhshëm dhe do të shfrytëzojnë për këtë klauzolën që katalanasi ka në kontratë, për ta ndërprerë marrëveshjen në “Etihad” një vit përpara fundit të kontratës (2021).
Lajmi thotë më tej se ai do të marrë ishlojtarin e tij te Barcelona, Ksavi Hernandez, si asistent. Siti mbetet optimist se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, por në rast se në fund të këtij sezoni Pep largohet, atëherë ish-trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino, është një alternativë për ta zëvendësuar.
Pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës, Pep Guardiola tha se nuk e di nëse kjo do të ishte ndeshja e fundit e Artetës përkrah tij. “Ishte një ndeshje e ngushtë dhe era në e bëri të vështirë, por ne luajtëm mirë. Nuk e di nëse Arteta do të jetë në stol këtë fundjavë”, tha trajneri katalanas. “18 goditjet e Oksfordit? Kjo tregon se ata janë të fortë. Ne vuajtëm shumë në pjesën e dytë”.





