E pamjaftueshme! Kështu drejtori i ri sportiv i Paris Saint Germain Antero Henrique, ka refuzuar ofertën prej 100 milionë euro të Barcelona-s për Marco Verratti-n, për të cilin ishte gati një kontratë prej 10 milionë euro në vit, kundrejt 6 që merr aktualisht në kryeqytetin francez. Por sipas shtypit spanjoll, vështirë që Barcelona të bëjë një ofertë të dytë për atë që do të ishte transferimi më i shtrenjë në historinë e saj. Refuzim për të cilin ka folur edhe agjenti i lojtarit, Donato Di Campli, i cili të hënën është takuar me drejtuesin e ri të PSG-së për të diskutuar për klientin e tij: “Shprehëm të gjitha idetë tona – tha agjenti – por është e komplikuar që Marco të largohet. Mbyllja është përfundimtare. Pretendoj të menaxhoj një kampion, shtroj pyetje dhe marr përgjigje. Do ta bënin të gjithë në vendin tim. Që të jesh kampion duhet të fitosh. PSG nuk do ta shesë pavarësisht ofertave nga e gjithë Europa. Rikthimi në Serie A? Shumë i komplikuar për arkat e klubeve”.
PSG i thotë “jo” Barça-s për Verrati-n: Nuk mjaftojnë 100 milionë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





