Arritja e PSG-së në finalen e Ligës së Kampioneve ka bërë që klubi francez, për sezonin 2019-2020, të jetë i dyti në renditjen UEFA, pas shpatullave të Bajernit të Mynihut.
Nejmar me shokë kanë parakaluar pikërisht rivalët e mbrëmjes së djeshme, Lajpcigun, por kanë lënë pas edhe shumë klube të rëndësishme si Barcelona e Juventus.
Madje, duke qëndruar te bardhezinjtë, tifozët e Interit do të jenë shumë të lumtur, sepse me arritjen në finalen e Ligës së Europës, kanë lënë pas rivalët torinezë me 6 pozicione, ndërsa ekipi i Antonio Kontes renditet i pesti në Europë sivjet, në kuotë të barabartë pikësh me Mançester Sitin, të cilin mund ta kalojnë, duke mundur edhe Sevijen.





