10 mars 2015 –PSG-ja prej kohësh ka shfaqur interesim për Lionel Mesin. Familja mbretërore e Katarit është gati që të investojë shifra të çmendura për ta marrë argjentinasin. Përpara disa ditësh, edhe ish-shoku i tij i ekipit blaugrana, Erik Abidal, tha se klubi parisien do të ishte vendi ideal për “Pleshtin” nëse kërkon sfida të reja. Si PSG-ja, ashtu edhe Siti janë gati që të shpenzojnë deri në 600 milionë euro në total për të marrë yllin argjentinas.
Të dyja klubet janë penalizuar nga UEFA, për mosrespektim të “fair play”-t financiar, e megjithatë nëse vetë Mesi do, janë gati që të bëjnë çmendurira në merkato.
Ndërkohë, në Spanjë, mediat kanë nisur të pyesin tifozët blaugrana: A do ta shisnit Mesin?
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”





