PSG-ja pritet të zyrtarizojë brenda ditës së sotme edhe trajnerin e saj të ardhshëm, por në mënyrë surprizë ai nuk është ish-juventini Masimiliano Alegri, por Mauricio Poçetino.Ish-trajneri i Totenhemit dje ka pasur një ditë të gjatë në Paris, së bashku me avokatët dhe menaxherin e tij, për të studiuar kontratën dhe firma pritet që të mbërrijë brenda mesditës së sotme. Por përveç Poçetinos, PSG-ja mund të bëjë një dopio goditje në pritje të rikthimit në fushë në janar.

Klubi francez kërkon që t’i dhurojë strategut argjentinas “xholin” e tij në kohët e Totenhemit, Kristian Eriksenin, me të cilin në 6 sezone në Londër, danezi numëroi 255 prezenca (20 mijë e 783 minuta).Gjithsesi, nëse Interi ka dalë hapur se do ta lëshojë Eriksenin përballë ofertës më të mirë, PSG-ja me Poçetinon në stol duket favorite, ndoshta në një shkëmbim kokë më kokë me mesfushorin Leandro Paredes, por Bajerni i Mynihut është gjithashtu i interesuar dhe ndoshta do të futet bindshëm në tratativë me Interin për nordikun.