Kristofe Galtie nuk është më trajner i PSG-së dhe klubi francez e ka zyrtarizuar largimin e trajnerit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, PSG njofton se ka prishur kontratën teksa shton se vendimi i është komunikuar trajnerit pasi përfundoi sezoni.

Galtie do t’i lërë vendin Luiz Enrikes i cili me skuadrën e Barcelonës ka fituar edhe tripletën.

Prezantimi i Enrikes do të bëhet ditët në vazhdim.

“PSG falënderon Kristofe Galtie. Në fund të sezonit 2022-2023 PSG ka njoftuar Kristofe Galtie për vendimin e marrë për prishjen e kontratës si trajner i skuadrës së parë”, shkruan mes të tjerash klubi parisien.