Klubi i PSG ka ende shpresë për një rinovim të mundshëm të francezit Mbape me klubin e sheikëve dhe kësaj radhe i kanë ofruar një pagë “faraonike” sulmuesit të talentuar.45 milionë euro në vit është oferta më e re nga ana e klubit francez në drejtim të Mbapesë, sipas gazetës “Le Parisien”. Kjo vjen si pasojë e atij goli që i shënoi sulmuesi Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve.Ekipi madrilen duket se është destinacioni i preferuar i Mbapesë dhe gjithashtu “galaktikët” po bëjnë çmos që francezi të zgjedhë vetëm Realin. Gjithsesi duket se oferta e fundit e PSG-së mund t’i ndryshojë mendjen talentit nga Monako dhe të hedhë firmën në kontratën e rinovimit.

Francezët i ngatërrojnë himnin Finlandës me atë të… Shqipërisë

“Deja Vu” si Kombëtares shqiptare ndaj Francës ku përfaqësueses kuqezi i vendosën himnin e Andorrës, në ndeshjen ndaj “gjelave” në shtator të vitit 2019, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2020”.Të njëjtën gjë i ka ndodhur edhe përfaqësueses së Finlandës së femrave, ku në vend të himnit të tyre i vendosën atë të Shqipërisë.Futbollistet finlandeze mbetën të shtangur dhe të surprizuara ku prisnin që të dëgjonin dhe këndonin himnin e tyre, duke kuptuar që gjithçka ishte një ngatërresë.Ndeshja mes Francës së Femrave dhe Finlandës së Femrave ishte e vlefshme për “Turneun e Francës së Femrave” ku kjo sfidë përfundoi me fitoren e francezeve me rezultatin 5-0.