Zbulohet arsyeja e prishjes së marrëdhënieve mes Neymar dhe trajnerit të PSG Unay Emery.

Sipas informacioneve që vijnë nga Brazili, ish-futbollisti i Barcelonës, i transferuar në Paris për shumën rekord 222 milionë euro, nuk po i duron dot më seancat taktike para telivizorit, me lojtarët që janë të detyruar të ndjekin për rreth 30 minuta në ditë video të ndryshme.

“Le Parisien” tregoi pak ditë më parë privilegjet që gëzon Neymar te PSG, të cilave do t’u shtohet edhe një tjetër: braktisja e videoseancave të trajnerit Emery.

Për Neymar dhe shokët e tij të ekipit është e pakuptimtë që ta shpërdorojë kohën duke ndjekur video të ndryshme, ndaj ata janë ankuar te drejtuesit.