PSG është në kërkim të një mesfushori cilësor ku me shumë mundësi Rabiot do të largohet. Së fundmi klubi nga kryeqyteti francez, ka shigjetuar mesfushorin e Napolit Allen. Brazilani shihet si zevendësuesi ideal i Rabiot.

27-vjecari spikati në sytë e Tuchel gjatë dy ndeshjeve së fazës së grupeve ne Ligen e Kampioneve, teksa Napoli u përball me PSG-në.

Aktualisht Allen ka një kontratë deri në vitin 2023 me Napolin, por nëse vjen një ofertë e kënaqshme De Laurentis mund të privohet.

Ndërkohë për brazilianin interes ka shfaqur edhe Manchester City që e ndjek prej kohësh. Futbollisti po luan mjaft mirë këtë sezon aq sa ka marë ftesë nga Brazili ku selecao zhvilloi dy miqësoret e fundit ndaj Uruguait dhe Camerunit.