19gusht 2015 – Psikologia Debora Vatnikaj, e cila takoi dy motrat Orialda dhe Klevisa Kajtazi pas arrestimit tregon se gjendja e tyre është e rëndë. “Nuk i parashikuan përmasat që do të merrte historia e tyre. Kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme nga psikologu, derisa çështja të qetësohet”, thotë ajo për gazetën “Panorama”.

Sipas psikologes, nga rrëfimi motra e madhe ndërhynte tek fjalët e së voglës, çka tregonte një diktim të rrjedhës së dëshmisë. Vatnikaj e përkufizon këtë rast si konflikt brezash dhe për pasojë adoleshentet janë rebeluar kundër presionit dhe mungesës së lirisë, siç pretendojnë ato.

Për arratinë pas djegies së shtëpisë në Spitallë, Orialda Kajtazi, 18 vjeçe u la në burg, ndërsa 14-vjeçarja Klevisa refuzoi kthimin në shtëpi nga frika e ndëshkimit. Ajo do të strehohet në një qendër rehabilitimi për 20 ditë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/