Koreani, Park-Jae-Sang i njohur si PSY sapo ka publikuar këngën e tij më të re e cila vjen pas suksesit të tij të jashtëzakonshëm, Gangnam Style. “Gentleman” është titulli i këngës, e cila është më “dance” se Gangnam Style, dhe që duket se shumë shpejt do të pushtojë të gjitha diskotekat në gjithë botën.
PSY është shprehur se ka qenë e vështirë t'i gjesh një titull këngës së re, pas suksesit të madh që pati Gangnam Style. Pyetja është, a do të arrijë PSY të thyej rekordin e tij të klikimeve në Youtube. Gangnam Style vazhdon të jetë në vend të parë në 100 këngët më të klikuara në gjithë historinë kanalit Youtube.





