TOKIO, 14 prill 2013 – 'Gentleman', hiti i ri i koreano jugorit Psy shënon një rekord botëror vetëm 24 orë nga publikimi.
Videoja ka regjistruar deri tani 27 milion klikime në harkun kohor të 24 orëve të parë që u publikua në internet.
Një rekord ky që nuk është shënuar asnjëherë më parë nga ndonjë këngëtar tjetër. Rezultati i arritur nga Psy kalon me tre fish statistikat e regjistruara kur Justin Bieber publikoi videoklipin e këngës “Boygriend”.
Nga ana tjetër, 'Gangnam Style', hiti i parë botëror i Psy numëron më shumë se 1,5 miliardi klikime.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





