Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, i cili njihet edhe si studiues e koleksionist, ka bërë thirrje për hetime në lidhje me sasinë e floririt që Mbreti Zog mori me vete kur u largua nga Shqipëria në vitin 1939.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania”, Lame u shpreh se Princ Leka, si trashëgimtar i fronit, duhet t’i japë llogari shtetit shqiptar për këtë çështje.
“E para, dokumenti ka nevojë për hetim të mëtejshëm. E dyta, unë nuk e besoj farë këtë zotërinë Gjonin. E treta, shteti shqiptar përsa kohë edhe e pranoi të kthehej në Shqipëri Princ Lekën dhe familjen mbretërore, unë jam nga ata që them po, duhej pranuar që të ktheheshin në Shqipëri, duke dhënë disa llogari.
Si trashëgimtar i fronit është dikush dhe ka llogari për të dhënë para shtetit shqiptar dhe shteti shqiptar ka detyrime ndaj tij për atë që përfaqëson”, theksoi ai.