Elisa Spiropali, ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Përmes një postimi në “Twitter”, Spiropali ka sulmuar drejtuesit e opozitës, presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ministrja ka theksuar në reagimin e saj se koha për të pastruar pisllëkun e hedhur mbi Shqipërinë do të jetë data 30 qershor.

“Njëri i rrjedhur shkruan si vdiq badigardi i KM. Tjetri i akuzuar nuk paraqitet në prokurori. I treti bën cubin si komandant suprem. Ndërsa ajo hedh fall dhe lajmëron kataklizmonë! Koha për ta fshirë llumin e këtij filxhani e lëshuar ujin e drejtësisë mbi këtë pisllëk në 30QERSHOR”,- shkruan Spiropali.