Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka publikuar këtë të mërkurë në faqen e saj zyrtare emrat e 101 qytetarëve të Bashkisë Shijak, të cilët përfitojnë vendimin për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
ASHK fton banorët aplikues të kontrollojnë listën e emrave të publikuar, për të verifikuar nëse përfshihen mes përfituesve të vendimeve të legalizimit.
Pas përfundimit të periudhës prej 30 ditësh nga data e emetimit të vendimit, përfituesit do të kenë mundësinë të aplikojnë për regjistrimin e vendimit pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së në Durrës.
Nëpërmjet portalit e-Albania, ata mund të aplikojnë gjithashtu për pajisjen me certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë dhe fragmentin e hartës kadastrale.
Më poshtë është lista e plotë e 101 përfituesve të vendimeve për legalizimin e ndërtimit pa leje në Bashkinë Shijak.
Kontrolloni për të verifikuar nëse emri juaj gjendet në këtë listë, në rast se keni aplikuar.
POSTIMI I KADASTRËS SHQIPTARE:
📄 101 VENDIME LEGALIZIMI NË BASHKINË SHIJAK!
Në faqen zyrtare të ASHK janë publikuar emrat e 101 përfituesve të vendimit për legalizimin e ndërtimit pa leje, për banorët e Bashkisë Shijak.
Ftojmë banorët aplikues të kontrollojnë listën duke klikuar në link më poshtë. 👇
https://www.ashk.gov.al/2024/11/13/vendime-legalizimi-per-bashkine-shijak
Mos harroni që vetëm pas 30 ditësh nga data e emetimit të vendimit, të cilin e tërhiqni pranë Drejtorisë Vendore ASHK Durrës, ju mund të aplikoni për regjistrimin e tij si dhe për pajisjen me certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë dhe fragmentin e hartës kadastrale nëpërmjet portalit e-albania.