Ministria e Arsimit ka bërë publike rregulloren dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 për të gjithë maturantët e arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe profesional. Në një postim në rrjetet sociale ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro thekson se rregullat janë të qarta dhe gara është e drejtë.
Në 2 qershor do të jetë provimi i gjuhës së huaj, në 9 qershor provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, në 16 qershor provimi i matematikës dhe në 23 qershor provimi me zgjedhje.
Gjithashtu janë publikuar edhe testet model për orientimin e maturantëve gjatë përgatitjes. Rregullorja parashikon penalizime për çdo shkelje të rregullave të provimit.
“Janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes Kujdes! Çdo shkelje e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores. Përgatitja rigoroze është mundësia juaj e vetme për një garë që ju nxjerr fitues e faqebardhë”, shkruan Kumbaro krahas udhëzimit dhe urdhrit të Ministrisë së Arsimit.





