30 korrik 2015 – Ministria e Arsimit ka publikuar datat për provimet e maturës shtetërore dhe ato të arsimit bazë për sezonin e vjeshtës.

Maturantët që rezultuan mbetës në provimet e Maturës Shtetërore, do të kenë mundësi t'i japin sërish provimet e tyre në sesionin e dytë, që do të nisë në datën 1 shtator me provimin e Gjuhës së Huaj.

Provimet kombëtare të maturës shtetërore 2015, sesioni i dytë:

Gjuhë e Huaj 01.09.2015

Gjuhë Shqipe dhe letërsi 03.09.2015

Matematikë 07.09.2015

Lëndë me zgjedhje 11.09.2015

Provimet kombëtare të arsimit bazë 2015, sesioni i dytë:

Gjuhë e Huaj 27.08.2015

Gjuhë Shqipe 29.08.2015

Matematikë 31.08.2015

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/