Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e pëgjithshëm dhe atë profesional.
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka dhënë mëngjesin e sotëm dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024.
Teksa ka publikuar datat, ministrja bën me dije se për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin janar 2024.