23 shkurt 2015 –  Tre shqiptarë me disa precedentë penalë secili, pasi kryen një vjedhje banese në zonën e Trevizos, ndeshën me një postbllok karabinierësh. Tre hajdutët nuk hezituan që me makinën e tyre të godisnin postbllokun e karabinierëve. Ata, jo vetëm dëmtuan rëndë makinën e karabinierëve, por plagosën edhe njërin prej tyre, (lajm ky i bërë publik dhe në median vizive italiane).

Karabinieri i plagosur me gradën brigadier u shtrua në spital me këmbën e thyer në dy vende. Tre hajdutët shqiptarë, gjithsesi nuk arritën t’u shpëtonin prangave. Pas arrestimit, ata u dërguan në Burgun Santa Bona.

Të arrestuarit janë:

Bledar Noka, 33 vjeç

Bledian Gega, 34 vjeç

Lavdim Neziri, 39 vjeç.

Në makinën e hajdutëve u kapën mallra dhe para të vjedhura. Një sasi jo e vogël eurosh, dollarësh amerikanë dhe shilingash të Kenias u gjetën në kroskotin e makinës. Bagazhi i makinës ishte mbushur me arturina, telefonë celularë, veshmbathje të markave të shtrenjta, një TV plazma etj. Karabinieria dyshon se kjo bandë, gjatë 7-8 muajve të fundit ka kryer më së paku, 50 vjedhje e grabitje në Provincën e Trevizos.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/