Shqipëria pret Izraelin në kuadër të ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve që zhvillohet në "Elbasan Arena".

Panucci do të kërkojë fitore në këtë sfidë hapëse, për të bërë një hap pozitiv për të marrë vendin e parë në grup. Izraeli është një skuadër e njohur për kuqezinjët, pasi skuadrat janë përballur dhe më parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018.

Formacioni i Shqipërisë:  Strakosha (GK), Binaku, Hysaj, Veseli, Xhimshiti, Basha, Memushaj, Xhaka, Guri, Hyka (C), Gavazaj

Formacioni i Izraelit: Hainmov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Natcho, Zahavi, Kayal, Dabbur, Yeini, Twatha, Peretz.