ITALI – Dalin fotot e para të Raffaella Fico dhe vajzës së Mario Balotellit, Pia. Mediat italiane kanë mundur të shkrepin disa foto ndërsa show girl italiane po dilte nga spitali i Napolit, ku solli në jetë fëmijën e saj të parë në 5 dhjetor.

Vlen për t’u theksuar fakti se futbollisti i njohur ka qenë qenë prezent gjatë lindjes dhe as më pas. Pranë nënës së re ishte mamaja e saj Antonietta, ndërkohë që Rafaela ishte munduar të mbulohej sa më shumë për t’u shpëtuar fotografëve. Ajo doli nga një derë e pasme e spitalit dhe u largua me një BMW me xhama të errët.

Nuk dihet se kur Baloteli do të jetë prezent pranë vajzës së tij, megjithëse gjatë muajve të shtatzanisë futbollisti pati ngritur dyshime lidhur me atësinë e vajzës së Fico-s.