Fotografi dramatike që tregojnë atë çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së kampionit paraolimpik, Oscar Pistorius janë bërë publike.
Pistorius qëlloi për vdekje partneren e tij.
Fotografitë tregojnë gjakun në banjë, ku edhe u qëllua Reeva Steenkamp.
Kjo është hera e parë qe bëhen publike këto fotografi.
Oscar qëlloi me armë të dashurën e tij më 14 shkurt të këtij viti.
Ai ka thënë para gjykatës se kishte shkuar në banjo i armatosur pasi kishte dëgjuar një zhurmë.
I trembur, ai ka qëlluar menjëherë mbi trupin e të dashurës së tij.





