Hakerat iranianë u kanë dhënë një tjetër goditje sistemeve bankare në vend!
Këtë herë, në një dokument me 30 faqe, grupi që mban emrin “Drejtësia e Atdheut” (Homeland Justice) ka publikuar të dhënat bankare të 1000 bizneseve të mëdha e të vegjël, të personave fizik e juridikë dhe të institucioneve shtetërore.
Në tabelën që përmban dhjetë kollona shkruhet emri i subjektit, numri i llogarisë, shuma aktuale e gjendjes së parave që kanë në bankë, si dhe shuma e disponueshme.
Më tej vijohet me të dhënat personale, si numri i celularit të subjektit që i janë publikuar të dhënat, e-mailin dhe adresën ku ndodhen.
Krah dokumentit, hakerat kënë dhe një mesazh.
“Sipas jush, në cilën bankë i kanë pastruar pushtetarët e korruptuar të Shqipërisë paratë që i kanë marrë Muxhahedinet? Ju specifikoni bankën tjetër!”- shkruajnë ata duke paralajmëruar të tjera sulme në vijim.






