Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se u kërkon nxënësve të ekselencës të bashkohen me bandën e trafikantëve, tutorëve dhe hajdutëve, duke publikuar disa mesazhe që sipas saj, Rama ua ka dërguar gjimnazistëve. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Luçiano Boçi, u bëri thirrje të rinjve ta hedhin në koshin më të afërt të plehrave, këtë përqeshje dhe shantazh të Edi Ramës.

“U kërkon nxënësve më të mirë, të​ bashkohen me më të zinjtë e vendit. U kërkon të rreshtohen me Roshin e me Bushin, me Ndokën e me Peçin, me Ndonin e me Cubin, me Prengën e me Frrokun, me njerëz pra që si arritje kryesore shënojnë trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, vrasje, grabitje dhe dhunime”, tha Boçi.