Policia e shtetit ka mundur të zbardhë vrasjen e 36-vjeçarit, Kreshnik Beqiraj nga Fieri, më datë 22.06.2017, krim i kryer nga shoku i tij, Albert Zekaj 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe, i cili është arrestuar.

Zekaj pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet. Policia ka publikuar videon kur autori i prangosur dhe i shoqëruar nga efektivet ndodhen pikërisht në vendin kur ka groposur viktimën.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.