Emisioni “Në Shënjestër” ka siguruar pamjet ekskluzive të vrasjes së ish-efektivit të Policisë, Xhuliano Prela, i cili dyshohet se është vrarë nga Brinalt Martinaj, pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të 2020.

Në videon e siguruar, shihet se si mjeti i drejtuar nga Brilant Martinaj, e konfirmuar kjo nga policia, afrohet në një rrugicë dhe parkon.

Më pas, shihet se si ai qëllon mbi ish-efektivin Prela, duke e lënë atë të vdekur.