Këto janë imazhet tronditëse të cilat tregojnë se sa shumë Michael Jackson ishte i varur nga medikamentet.
Fotografitë e publikuara nga Departamenti i Policisë së Los Angeles këtë javë, tregojnë shishe të shumta të mbushura me pilula, shishe me oksigjen dhe medikamente të tjera përreth dhomës së gjumit të mbretit të popit në kohën e vdekjes së tij më 25 qershor, 2009.
Në sfond janë portrete të shumta të foshnjave të paidentifikuara së bashku me një foto të vogël të Charlie Chaplin.
Disa bombola me oksigjen qëndrojnë pranë një bufeje prej druri.





