Marilyn Monroe ka lindur më 1 Maj të vitit 1926, në Spitalin e Përgjithshëm të Los Angeles. Gladys Pearl Monroe, nje grua e bukur, por me një ekulibër të brishtë psikologjik. Në çertifikatën e lindjes, emri i të atit të të sapo lindurës rezutonte i panjohur. Pas daljes i vihet emri Norma Jeane Mortensen, por më pas zëvendësohet në Norma Jeane Baker. Vogelushja Norma Jeane kalon një fëmijëri të trishuar simodos në familjen nga e cila u adoptua dhe jetimoreve, deri në kohën kur merret në kujdestari nga gjyshja e saj,e cila morri përsipër që të kujdesej për rritjen e saj.

 

Kështu në vjeshtën e vitit 1946, spikatet nga 20th Century Fox dhe pas firmosjes së kontratës, i hapen menjëherë dyert e Hollivudit. Në këtë mënyrë Norma Jeane, divorcohet nga bashkëshorti fotograf, ndërron ngjyrën e flokëve duke i bërë ato bionde platin dhe bëhet Marilyn Monroe. Ajo është femra që ka bërë për vete tërë botën. Marilyn Monroe seks simboli më i fanshëm i shekullit të XX-të. Ishte kjo simboli i femrës qe enderrohej nga te gjithe meshkujt e botes. Ajo hyri në shtëpitë e tyre nëpërmjet gazetave, revistave, kalendareve, posterave dhe pikturave.

 

Kur emri i saj ishte Norma Jeane Mortenson, në bashkëpunim me fotografin Earl Moran, realizoi këto fotografi. Më pas, kur u bë e famshme në botën artistike, Marilyn Monroe ishte një ndër femrat më joshëse të shek. XX. Por ndonëse gjatë gjithë karrierës së saj artistike fotografitë kanë qenë të shumta, këto imazhe publikohen për herë të parë.

Janë pikërisht fotografitë e realizuara në vitin 1940 ku, Marilyn me flokët brune natyrale punonte si modele në agjencinë e modelimit Blue Book dhe paguhej 10 $ në orë për foto.