Janë publikuar për herë të parë, filmimet e testeve bërthamore amerikane. Imazhet tronditëse, tashmë të deklasifikuara kanë përfunduar në Youtube.
Testet bërthamore janë zhvilluar mes viteve 1945 dhe 1962 janë skanuar dhe publikuar për herë të parë nga fizikanti Gregg Spriggs.
Shpërthimet masive dhe të tmerrshme në shkretëtirën Nevada dhe rajonin e Paqësorit janë xhiruar gjatë Luftës së Ftohtë.
Fizikanti amerikan ka skanuar në format digital 4200 filmime të testeve bërthamore, duke zbuluar sekretin e vetëm 750 filmimeve, por në youtube ka publikuar vetëm 65 prej tyre.
Në kohën kur e ardhmja e konflikteve globale është e paqartë, shkencëtarët amerikan që punuan me filmimet, u shprehen se publikimi nuk kishte vetëm për qëllim kthimin e imazheve në format dixhital, por edhe rritjen e ndërgjegjësimit se çfarë force shkatërruese kanë armët bërthamore.