Është bërë publik identiteti i autores së sulmit të djeshëm me bombë në sheshin Taksim, Stamboll, ku humbën jetën 6 vetë dhe u plagosën 81 të tjerë.

Në një postim në Twitter, gazetari turk Ismail Umut Arabaci tha se ajo është një shtetase iraniane dhe urdhëri për sulmin iu dha nga shtapi i YPG-së në Kobani.

“Emri i terroristes është Ahlam albashir, një shtetase siriane. Element special i inteligjencës së organizatës terroriste PKK-YPG. Ajo ka hyrë në Turqi nga Afrini, urdhri i veprimit është dhënë nga shtabi i YPG-së në Kobani,” shkroi ai.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se ka shkruar në 46 numri i të arrestuarve si bashkëpuntorë të përfshirë në sulmin e djeshëm.