Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë me Poloninë ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Kuqezinjtë kanë 6 pikë në grup, kundrejt 4 të polakëve, ndaj kjo sfidë është tejet e rëndësishme për vendin e dytë (Hungaria ndodhet momentalisht në vend të dytë me 7 pikë).
Trajneri Edi Reja i ka kushtuar rëndësi mbrojtjes, për të markuar Levandovskin, ndërsa në sulm ka vendosur dyshen Cikalleshi-Manaj.
Takimi do të luhet në orën 20:45, teksa më poshtë do të shihni formacionin zyrtar të kuqezinjve.






