Sot është publikuar një tjetër foto e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale, apo të arrestuar.
Rasti më i fundit është fotoja që ka publikuar Faxëeb.al në të cilën Balla shihet krah Medi Hana, i cili u arrestua paraditen e sotme për korrupsion në qytetin e Elbasanit.
Ai punonte si sekser mes studentëve dhe pedagogëve të universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, dhe më herët ka qenë drejtor i gjimnazit në Përrenjas.





