Kënga ‘Mall’ e kënduar nga Eugent Bushpepa, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion ka gati versionin zyrtar.
Në këtë klip nuk kanë munguar motivet e kostumeve popullore në veshjet e balerinëve ku dominon fustanella, xhubleta me përfaqësim të të gjitha trevave shqiptare.
Videoklipi është realizar me ide dhe regji të Ajola Xoxës dhe fotografi të Arianit Gjonbalajt.
Kënga fituese e Festivalit të 56 në RTSH, do të prezantojë Shqipërine për të 15-in vit rradhazi në skenën e festivalit më të rëndësishëm europian.